E Shtunë, 31 Tetor 2026

MSH:Të lejohen mjekët të ndihmojnë grevistët

Ministria e Shëndetësisë në një deklaratë për mediat i bën thirrje kryetarit të PS-së Edi Rama që të lejojë autoritetet shëndetësore shtetërore që të japin ndihmën mjekësore grevistëve. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë monitorimi i shëndetit të grevistëve është një detyrim i patjetërsueshëm si dhe ëprbën një përgjegjësi ligjore e cila duhet ushtruar në mënyrë profesionale.
"Ministria e Shëndetësisë i bën thirrje kryetarit të PS-së Edi rama që t;i lejojë autoritet shëndetësore që të japin ndihmë në brendësi të grevës dhe pranë grevistëve duke bashkëpunuar edhe me mjekët simpatizantë të PS të cilët në mënyrë vullnetare po e kryejnë këtë shërbim që prej fillimit të grevës" thuhet në deklaratën e MSH.
Gjithashtu MSH-ja thekson se duke e vlerësuar si një prioritet absolut shëndetin e grevistëve, ekipet mjekësore po vijojnë të jenë prezent 24 orë në 24 jashtë mjediseve të grevës.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›