E Shtunë, 31 Tetor 2026

Big Brother Albania Domi xheloze për Seldin

08/05/10 15:11

Domemika ka dëgjuar këngën e Seldit dhe ka kërcyer e kënduar me të, duke thënë se e kishte të nevojshme tia dëgjonte pak zërin. Ajo qëndron me Klodin dhe Jonën dhe të tre fillojnë të flasin për Seldin. Klodi hamendëson dhe i thotë se Seldi duhet të ketë shkuar të takojë shoqet që ka patur në shkollë dhe tani të gjitha vajzat e reja e adhurojnë. Domi fillon të tregojë shenja xhelozie dhe Jona ia vë në dukje, e Domi shprehet se ai mund të jetë duke ndenjur dhe me shokë e jo vetëm me shoqe. Klodi vazhdon ta ngacmojë Domin duke i thënë se dhe kur të dalë ajo, e të jetë bashkë me Seldin, mund të ndodhë që të vinë femra që i kërkojnë përqafime dhe autografe Seldit, e Domi shprehet me shaka dhe me xhelozi se ajo nuk mund ti pranojë këto situata. Klodi thotë se ajo duhet ti parashikojë këto ndodhi dhe të jetë e përgatitur kur të dalë. Domi e pyet se për çfarë arsye ia thotë këto dhe ai përgjigjet se ka plot njerëz që mund të dashurohen pas personazheve publik. Domi thotë se njerëzit mund të krijojnë simpati, por jo të bien në dashuri dhe më pas i thotë Klodit me shaka se ai do të ketë shumë kërkesa kur të dalë dhe Klodi përgjigjet se do ti mirëpresë. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›