E Diel, 1 Nëntor 2026

Big Brother Albania Erioni: Kika mund të ndikojë te publiku

11/05/10 02:00

Erioni dhe Miri vazhdojnë diskutimin, por kësaj here ata flasin për audiencën që kanë televizionet e ndryshme e kryesisht për spektklet më të ndjekur. Një spektal shumë i ndjekur është edhe Big Brother dhe Erioni i tregon Mirit se në shumicën e lokaleve që ai frekuenton, nëpër televizorë ka gjithnjë pamje nga ky spektakël, për më tepër gjatë spektaklit të së shtunës. Kështu djemtë ndryshojnë temë dhe flasin për BB dhe spektaklin e fundit që Miri e konsideron si një ndër ata që e argëtoi më shumë. Ai bashkë me Erionin kujton klipin e provës së javës, klipin e ish banorëve dhe atë të debateve mes tyre. tek klipi për ish banorët apo për diskutimin që Erioni pati me Kikën, ata ndalojnë më shumë. Miri thotë se iu duk shumë komike mënyra se si të gjithë ish banorët thonin emrin e tij si një banor që nuk duhet të fitojë. Erioni shprehet se opinioni i Kikës, ndryshe nga i të tjerëve, ndikon më shumë tek publiku pasi në radhë të parë Kika kishte shumë audiencë e së dyti sepse ai përmendi emrin e Domenikës si fituese, ndërkohë që pjesën më të madhe të kohës e ka kaluar me të dhe Mirin. Sipas Mirit, publikut i jepen të dyja mundësitë, ose të orientohet nga opinioni i ish banorëve, ose të mbajë opinionin e krijuar pa u ndikuar nga ata. Por Erioni arsyeton se në publik, më shumë ndikon një opinion i ndryshuar nga një ish banor sesa opinoni i njëjtë i një ishbanori tjetër për ta. Miri mendon se vetë publiku ka për ta diferencuar tani se cilët kanë qënë ata që kanë dhënë më shumë spektakël në shtëpi. Ai shton se gjithcka do sqarohet kur të jenë përballë me ishbanorët, pasi deri tani, këta që janë ende në shtëpi nuk janë në dijeni të atyre që thonë ish banorët. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›