E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rihanna fytyrë e klubit të Jay-Z n

Reperi Jay-Z dëshiron që Rihanna të jetë fytyra dhe trupi seksi i klubit të tij të ri të natës.

Mentori i këngës “Rude Boy” mendon se projekti seksi do të ishte perfekt për të sepse ajo është shumë e njohur dhe djemtë adhurojnë bukurinë e saj.

“Të gjithë njerëzit mendojnë se ajo është shumë ‘hot’”, i ka thënë ai gazetës britanike “Daily Star”. “Ata dëshirojnë që fytyra dhe trupi i saj të jetë imazh për klubin e ri të famshme përderisa Jay e sheh këtë si një mundësi të mirë biznesi”.

Stili i Rihanna’s tashmë ka inspiruar edhe yje të tjera të muzikës pop – si shoqen e saj të re Pixie Lott.

Çifti janë bërë të pandashëm pasi që Pixie ka mbështetur Rihanna në turneun e saj në Evropën të quajtur “Last Girl on Earth”, përderisa ka marrë këshilla edhe për modën e skenën të cilën Pixie dëshiron ta këtë për turneun e saj “Lipsy”.

“Të gjithë flasin për skenën e re të Rihannës dhe Pixie. Pixie adhuron stilin e Rihanna dhe dëshiron që në skenë të saj të përfshijë edhe dizajne të saj”, ka thënë burimi për gazetën “Daily Mirror”.

Rihanna duket se do të jetë shumë e zënë për këtë vit pasi që ka rezervime pothuajse në të gjitha datat gjatë këtij viti.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›