E Shtunë, 31 Tetor 2026

Robert dhe Kristen kalojnë net të paharrueshme

Robert Pattinson dhe Kristen Stewart janë duke kaluar çastet më të mira në dashuri!

Ata janë në Vancouver të Kanadasë për të ri-xhiruar skenat e filmit “The Twilight Saga: Eclipse”, përderisa thashethemet thonë se ata kanë kaluar një natë të paharrueshme në katin e 34 të një hoteli.

Kristen ka dhomën e saj në hotel por ajo nuk e ka përdorur, kanë thënë burimet.

“Dhoma e Kristen ka mbetur e paprekur gjatë gjithë kësaj kohe pasi ajo ka qëndruar të Rob”, ka thënë një burim për revistën amerikane “OK!”.

“Ajo po rri në një dhomë me Rob gjatë gjithë kohës sa është në Vanvouver. Ata kanë vendosur një shenjë “mos na shqetësoni” për të ndaluar të tjerët të hynë në dhomën e tyre – madje edhe kamerierët. Shishet me verë vinë nga urdhrat e tyre dhe merren vetëm para derës përderisa thuhet se ata kanë porositur lëng portokalli, peshk salamon dhe biskota me erëza”.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›