E Shtunë, 31 Tetor 2026

Big Brother Albania Ethet e nominimit

08/05/10 15:45

Domi, Jetmiri dhe Klodi qëndrojnë në kopësht dhe Jetmiri shprehet se e ndjen shumë mungesën e cigareve dhe Domi e pyet përse pi kaq shumë. Jetmiri përgjigjet se as ai vetë nuk e di, por tashmë është bërë një vartës i cigares.
Më pas Domi shprehet se sonte është nata e parafundit e spektaklit dhe Klodi shton se mund të jetë dhe e fundit, duke nënkuptuar se mund të ketë ndonjë eleminim të dyfishtë. Jetmiri thotë se dhe ai e ka menduar këtë dhe ia ka shprehur banorëve. Domi shprehet se ajo pret një telefonatë sot në sajë të provës së javës.
Më pas Jetmiri shkon në dhomë dhe bisedon me Erionin. Jetmiri i tregon Erionit se ai po ngacmonte Klodin me Domin pak më parë, duke i thënë se sonte mund të ketë eleminim të dyfishtë. Erioni shprehet se ai ka një ndjesi se sonte ka për të qenë një mbrëmje e bukur dhe Jetmiri i bashkohet mendimit të tij. Erioni i thotë Jetmirit me shaka se nëse i ikën shoku i tij (Erioni), Jetmiri nuk duhet të qajë dhe të bëhet i fortë. Jetmiri përgjigjet dhe thotë se Erioni nuk ka të shkojë dhe Erioni shprehet se po bën shaka. Jetmiri shton se ai u ka futur ethet Domit e Klodit përsa i përket mundësisë që te ketë nominim të dyfishtë.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›