E Shtunë, 31 Tetor 2026

Big Brother Albania Fundi i eksperiencës së BB

10/05/10 01:00

Miri dhe Erioni janë vec pjesës tjetër të banorëve duke biseduar për tema të ndryshme. Fillimisht djemtë flasin për udhëtimet me makina, shpejtësinë dhe aksidentet e ndryshme që ndodhin nëpër rrugë. Të dy tregojnë ndodhi të përjetuara nga vetë ata. Më pas, duke dëgjuar tingujt e pianos dhe këngët që këndojnë tre banorët e tjerë, Miri fillon të pyesë Erionin për jetën e natës në Tiranë, se si dhe ku argëtohen të rinjtë e kryeqytetit. Erioni i tregon për pub-in, karaoken ku shkon përherë. Miri dëgjon me vëmendje e herë pas here pyet për të ditur më shumë, ndërsa Erioni tregon ngjarje të ndryshme dhe njohjen me njerëz të rinj, mundësi që i ofrohen në vende të tilla.
Ndërkohë, Klodi, Domi dhe Jona e kanë përfunduar koncertin e tyre dhe flasin për fundin e BB. Klodi është bërë melankolik teksa i dedikonte disa vargje eksperiencës së BB, kur kujtoi me radhë banorët, provat, ngjarjet, situatat e bukura e të sikletshme etj. Zëri i tij ndryshon intonacion dhe fillon të bëhet më i butë e më prekës kur kujton momentet e BB. Edhe Domenika dhe Jona zhyten në mendime e në kujtime. Domi i flet Klodit që të mos flasë në këtë mënyrë, pasi të gjithë po ndjehen keq, por Klodi i thotë se kur shikon tavolinën e cila më parë ishte e mbushur plot me banorë, i vjen për të qarë. Të tre flasin për këtë eksperiencë e cila nuk ka për tu përsëritur më dhe mendojnë se këtë javë të fundit, duhet ti përkushtohen më shumë argëtimit. Klodi thotë se pavarësisht konflikteve që kanë patur mes tyre, e rendësishme është që kanë kujtime të cilat kur të mblidhen, do i kujtojnë. Sipas tij, jeta është e shkurtër e cdo moment nuk duhet të bëhet i parëndësishëm. Klodi ngrihet, me merr një laps dhe fillon të shkruajë në mur emrat e të gjithë banorëve të BB3, kurse Jona e ndihmon duke shkruar një mesazh falenderimi për banorët e më pas një për publikun.
Edhe Miri dhe Erioni diskutojnë për momentin kur të dalin jashtë shtëpisë së BB dhe për famën e popullaritetin që kanë fituar. Miri shprehet se thjeshtësia e bën një njeri të famshëm, shprehje që edhe Erioni e pranon.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›