E Shtunë, 31 Tetor 2026

Big Brother Albania Momente argëtimi dhe ankesa

10/05/10 00:10

Domenika dhe Klodi kanë vendosur të njihen më mirë me njeri-tjetrin, por jo si dy banorët e BB, por si dy personazhë të krijuar aty për aty. Kështu, dy të rinjtë improvizojnë sikur janë Gjini dhe Vangjelia në një takim romantik që bazohet në njohjen e tyre. Por, takimi i dy personazheve është i ndryshëm nga ai një cifti të zakonshëm dhe kjo vihet re dukshëm tek bashkëbisedimi mes tyre, pasi si Domenika dhe Klodi, thonë batuta tepër qesharake me të cilat qeshin edhe vetë. Mes dy banorëve krijohet një situatë tepër argëtuese e plot humor.
Ndërkohë, Jona ndodhet në kuzhinë sëbashku me ta. Ajo po përgatit darkën vetëm për veten e saj, pasi të tjerët kanë ngrënë makaronat e përgatitura nga Miri. Teksa gatuan, Jona shprehet se sjellja e Mirit e ka acaruar shumë pasi më parë, ai ka ardhur të pyesë cdo banor nëse donin të hanin darkën, përvec se atë. Ajo thotë se nëse Miri do ta injorojë atë, mund ta bëjë në momente të tjera e jo kur flitet për ushqimin. Domenika pohon cdo gjë që thotë Jona pasi edhe vetë ishte prezente në ato momente, ndërsa Klodi i thotë Jonës të mos e vrasë mendjen.
Më pas, Klodi dhe Domenika shkojnë pranë pianos. Domenika luan në piano, kurse Klodi e shoqëron me balet fillimisht, ndërsa më vonë me këngë. Gjatë koncertit, me ta bashkohet edhe Jona.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›