E Shtunë, 31 Tetor 2026

Big Brother Albania Histori dhe kuriozitete

07/05/10 01:40

Banorët janë futur të gjithë në dhomën e gjumit, disa për të fjetur e disa në pritje për ti ardhur gjumi. Mes tyre lindin biseda me tematika të ndryshme. Erioni dhe Miri luajnë me top, fillimisht bouling e më pas me gola të bëra me kokë. Mandi i shikon djemtë ndërsa luajnë, kurse Jona i tregon Domit dhe Klodit për shtëpinë e të dashurit të saj. Domi del për të pirë cigare në kopsht e pas saj del dhe Klodi, ndërsa Jona fle. Domi i tregon Klodit disa gjëegjëza për tu argëtuar e më pas flasin për kafshët që ndodhen në shtëpi, duke treguar nj kujdes të vecantë për ushqyerjen e tyre.
Pasi përfundojnë lojën, djemtë shkojnë në tualet të bëjnë dush. Kur përfundojnë, Domi i pyet se cilët e kanë lënë banjën rrëmujë. Erioni pranon se ishte ai me Mirin, ndërsa ky i fundit qesh me pyetjen e Domenikës nëse e kanë lënë kastile. Erioni ngrihet ta pastrojë, kurse Miri e ngacmon duke i thënë se përse e ka bërë kastile rrëmujën. Pasi përfundon pastrimin, Erioni shtrihet tek krevati pranë Mirit dhe i kërkon që ti tregojë një përrallë. Në vend të përrallës, Miri i tregon një pjesëz nga historia e vjetër e Egjiptit ku një shqiptar ka themeluar shtetin e ri Egjiptian dhe është vënë në krye të shtetit duke u njohur si Ali Pashë Mehmeti. Përvec fakteve historikë, Miri tregon edhe disa kuriozitete lidhur me nismat e këtij njeriu. Kështu, Miri tregon se Kanali i Suezit është ndërtuar me nismën Mehmet Ali Pashës, Statuja e Lirisë që sot është simbol në ShBA, është porositur nga ai tek një arkitekt francez, por që më pas nuk e mori, ka krijuar sigurimin sekret për herë të parë në botë. Miri flet plot krenari për shqiptarin që arriti të rimëkëmbte Egjiptin dhe të bëhej mbret i saj. Ai tregon se nën sundimin e tij, Egjipti njohu një zhvillim të vërtetë. kur përfundon historinë, Miri i thotë Erionit se ka edhe shumë histori të tilla, por si Mandi dhe Erioni mendojnë që ti lënë për të nesërmen, pasi do flenë. Kështu, banorët shtrihen për të fjetur gjum.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›