E Shtunë, 31 Tetor 2026

Big Brother Albania I urojnë Jonës ditëlindjen

14/05/10 15:05

Jona dhe Erioni vazhdojnë të merren me punët e shtëpisë. Erioni e shikon Jonën teksa ajo pastron dhe thotë: Kush e ka lënë hirushen të punojë ditën e ditëlindjes?. Ajo i përgjigjet se e kanë detyruar vajzat e njerkës, duke iu referuar përrallës së hirushes. Erioni shprehet se tani do të shkojë princi për ta marrë dhe i afrohet, por Jona i thotë se ai është hirushe për vete pasi është duke punuar. Ata vazhdojnë ta personifikojnë njëri-tjetrin me personzhe filmash dhe Jona shprehet se gjithsesi ajo mbetet personazh kryesor. Më pas ai ndërron bluzën para saj duke i kërkuar falje e ajo përgjigjet se nuk ka problem.
Ndërkohë Klodi merret me përgatitjet e fundit të drekës dhe kërkon ndihmën e Domenikës. Pas pak, dreka është gati dhe banorët ulën të hanë në kopësht.
Ata urojnë Jonën për ditëlindjen dhe fillojnë të hanë.
Gjatë drekës banorët hamendësojnë për një spektakël të mundshëm ditën e sotme, por Domi dhe Jetmiri kundërshtojnë. Klodi shprehet se aty mund të ndodhë gjithçka dhe nuk mund të jenë të sigurt për asgjë.
Në fund të drekës, ata kanë një tortë për Jonën dhe duke e uruar dhe njëherë, ajo i falenderon.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›