E Shtunë, 31 Tetor 2026

Big Brother Albania Jetmiri acaron banorët

12/05/10 02:30

Ndërsa Jetmiri dhe Erioni hanë në kuzhunë, grupi tjetër shkojnë në dhomën e gjumit për të fjetur. Domenika dhe Jona fillojnë të bëjnë thashetheme, ndërsa Klodi del te dera e dhomës së gjumit dhe fillon që të flasë me Erionin pasi Jetmiri nuk i zgjati debatet me të. Klodi në pamundësi për të komunikuar me Mirin fillon të debatojë me Erionin. Ai i thotë Erionit se nuk duhet të fliste për rrobat e tij, por duhet që tia thoshte në sy ato gjëra. Erioni i thotë se nuk ka asgjë të keqe që të flisnin për rrobat e tij pasi ka një stil të mirë në veshje. Debati mes Klodit dhe Erionit kalon edhe në çështje të tjera si në punët e shtëpisë etj. Erioni i drejtohet edhe Jonës duke i thënë se ajo nëse nuk i pëlqente që ata të flisnin për Klodin mund të çohej dhe tu thoshte që të mos flisnin për të, jo ti thoshte Klodit kur erdhi në dhomë që këta thanë atë apo këtë. Klodi dhe Jona duken të acaruar nga Jetmiri, ndërsa ky i fundit qesh dhe këndon me zë të lartë.
Në dhomën e gjumit vazhdojnë thashethemet ku Jona i tregon në detaje Domenikës për debatin që pati pak më parë me Jetmirin. Klodi u kërkon vajzave që të mos flasin më për këtë temë sepse dëshiron që të mos e prishë qetësinë e tij më tepër se kaq. Vajzat flasin për një kohë të gjatë duke thënë se Jetmiri është duke luajtur me nervat e tyre sepse ka përkrahjen e Erionit. Teksa në dhomë bëjnë thshetheme për lojën e dy djemve, Miri dhe Erioni jashtë komentojnë këto debate. Jetmiri thotë me një fjalë i ngrita në ajër banorët. Pjesë e dabatit ka qënë edhe refuzimi i pastrimit të tavolinës pas darkës nga ana e dy djemve. Erioni thotë se ai i bën punët kur dëshiron dhe e ndjen pasi gjatë kohës së kaluar ai bënte pastrimin e shtëpisë, banorët e tjerë argëtoheshin. Jetmiri i thotë që të mos e vrasë mëndjen për këtë sepse për banorët e tjerë mjafton një ngacmim dhe ata reagojnë shumë keq.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›