MSH: Hetim epidemiologjik për Ballshin

Tiranë, 11 maj, NOA / Blerina Ahmetaj - Një ditë pas shpërthimit epidemik në qytetin e Ballshit, ku qindra banorë i janë drejtuar spitalit për ndihmë mjekësore, ka reaguar zyrtarisht ministria e Shëndetësisë.
Drejtori i Përgjithshëm i Politikave Shëndetësore në ministri, Pëllumb Pipero, ka deklaruar se bëhet fjalë për 237 persona mes tyre dhe nxënës të cilët kanë shfaqur shenja të lehta gastrointerite, të vjella e diarre.
Shpërthimi në qytetin e Ballshit ka qenë i kufizuar, numri më i madh i personave, rreth 50 për qind e tyre kanë shfaqur shenja të lehta vetëm marrje mendsh, ndërkohë nga informacionet e fundit kemi të dhëna nga spitali I qytetit se nuk ka asnjë rast të shtruar, tha Pipero.
Sipas tij, shkaqet e shpërthimit epidemik mund të jenë uji dhe ushqimet e ndotura ndaj për këtë arsye ka nisur një hetim epidemiologjik i cili ka përfshirë jo vetëm ujësjellësin por dhe njësitë ushqimore të qytetit pasi dyshohet se shkak mund të jetë dhe konsumi i ushqimeve të ndotura.
Ekzaminimet laboratorike janë njëra anë por jo e vetmja pasi për të gjetur shkaqet e vërteta të shpërthimit epidemik në Ballsh duhet të kryejmë dhe ekzaminimet epidemiologjike, analizat për bukën, apo ushqime të tjera që kanë konsumuar banorët, tha Pipero.
Ministria e Shëndetësisë ka bërë thirrje për qetësi ndërsa ka përgënjeshtruar dhe deklaratat politike për rastin e Ballshit.
Sipas tij, aktualisht nuk ka të shtruar në spital, por janë marrë masa për ndërprerjen e furnizimit me ujë të pijshëm të qytetit deri në përfundimin e analizave mikrobiologjike që po kryhen në Institutin e Shëndetit Publik. Analizat pritet të dalin ditën e nesërme në mesditë.
b.a/n.e/NOA
var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")