E Shtunë, 31 Tetor 2026

Big Brother Albania Përplasja Klodi-Miri

12/05/10 02:05

Klodi përpara së të largohet nga dhoma e gjumit, u thotë djemve që të mos merren me garderobën e tij dhe me portofolin e të tjerëve, por të shohin më shumë punën e tyre. Jetmiri për të acaruar më shumë Jonën i thotë Klodit se po thoshin që atij i pëlqen shumë garderoba e tij. Jona ndërhyn dhe i thotë se nëse Miri do të ishte burrë këto gjëra mund tia thoshte në sy Klodit dhe jo të flisnin si gratë e liga. Pas kësaj Klodi largohet nga dhoma e gjumit dhe bashkë me Domenikën fillon të diskutojnë këtë çështje, ndërsa Jetmiri vazhdon të qeshë me Erionin duke thënë se tashmë ata dolën jashtë për të bërë thashetheme. Më pas Erioni dhe Jetmiri shkojnë në kuzhinë për të ngrënë. Klodi dhe Domenika ndodhen në sallon dhe Klodi gjen rastin që të flasë me Jetmirin për çështjen e rrobave të tij. Sapo vijnë aty Klodi i thotë nëse u ka ngelur ndonjë bisedë pa konsumuar në lidhje me të. Miri i thotë se thjesht po flisnin për rrobat e tij, ndërsa Klodi i thotë se përse ata nuk kanë folur me të për këtë gjë. Jetmiri i thotë se donte të bënte ca thashetheme, prandaj nuk e kishte konsumuar këtë bisedë me të. Klodi duket i mërzitur me këtë gjë dhe i thotë Jetmirit që të mos bëjë llogaritë e portofolit të tij. Pas kësaj debati i tyre zhvillohet me ironi. Klodi i thotë Mirit do të të fal një Bluzë, dhe Miri ia kthen paç e dhënç. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›