E Shtunë, 31 Tetor 2026

Big Brother Albania Udhëtime nëpër Shqipëri

13/05/10 15:29

Miri dhe Erioni janë shtrirë në dhomën e gjumit, pasi Miri nuk ndjehet sërish mirë. Duke ndenjur sëbashku, ata flasin për disa qytete të Shqipërisë të cilat i kanë vizituar e po ashtu edhe për ato që do donin të vizitonin. Ata flasin për qytetin e Pogradecit dhe bukurinë e tij. Të dy djemtë tregojnë se e kanë vizituar atë qytet. Erioni tregon se jeta e natës, edhe gjatë verës është tepër e vakët në Pogradec duke e konsideruar më shumë si një qytet ku pushimet mund ti kalojnë familjarët. Duke folur për Ohrin, Erioni tregon për udhëtimin e tij sëbashku me skuadrën e vet në Maqedoni. Ai thotë se ka vizituar si Ohrin ashtu edhe Shkupin. Sipas tij, në këto qytete, nisur nga mënyra e jetesës, vihej re një ndarje midis dy popullsive, si shqiptare ashtu edhe maqedonase. Ata flasin për jetën e natës në këtë vend, për mikpritjen, për aventurat e kaluara etj. ku Erioni tregon nga eksperienca e vet, kurse Miri nga ato që ka dëgjuar.
Në të njëjtën kohë, në kopsht ndodhen tre banorët e tjerë. Klodi lahet në pishinë, kurse dy vajzat bëjnë banjo dielli. Më pas, Klodi shkon pranë Domenikës dhe i bën një masazh.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›