E Shtunë, 31 Tetor 2026

Big Brother Albania Miri ironizon Domenikën

13/05/10 17:42

Jona, Klodi dhe Domenika shtrihen për të fjetur, kurse Miri dhe Erioni vijnë rrotull nëpër shtëpi duke bërë ndonjë punë të vogël. Mirit i kujtohet se kur ka hyrë në shtëpi, tek klipi prezantues i njërit prej banorëve kishte dëgjuar një shprehje se e jetonte ditën si të fundit. Ai pyet Erionin se cili mund ta ketë thënë, por Erionit nuk i kujtohet fare dhe vetëm thotë se me siguri ka qënë një nga banorët që ka hyrë pas Mirit. Edhe Mirit nuk i kujtohet dhe e përfundon bisedën duke thënë me ironi se të gjithë ish banorët e jetuan ditën si të fundit dhe janë argëtuar shumë në këtë shtëpi. Ai qesh dhe shton se sic i përshkroi Erioni ish banorët, dolën si xhuxhi i mërzitur tek Borëbardha të gjithë me radhë për të dhënë opinionet e tyre kundër tij. Ai qesh me këtë shprehje të Erionit, ndërsa ky i fundit e përforcon më tej. Djemtë futen brenda dhe Erioni vë re se pianoja nuk ndodhet më në shtëpi. Ai habitet dhe i vjen pak keq. Miri fillon ti thojë Erionit se për kaq kohë sa ishte pianoja në shtëpi, ai (Erioni) nuk kompozoi asgjë që ta dëgjonin të tjerët. Në fakt, Miri nuk i thotë këto fjalë për Erionin, por për një tjetër banor, Domenikën. Ai vazhdon të thojë se si artist që është, duhej ti tregonte këto vlera. Erioni ndërkohë pyet se përse e hoqën pianon, kurse Miri i thotë: Të sollën pianon që të tregoje sa talent kishe, por ti e ndrite dhe u mërzitën sa që e hoqën. Ai shton se dhe me pjesët melankolike që luante cdo ditë, i mallëngjeu gjithë njerëzit saqë i bënte për të qarë cdo ditë. Miri vazhdon me ironizimin, kurse Erioni pyet nëse banorët e tjerë e vunë re se mungon pianoja. Ai thotë se kur i hiqnin fushën e volejbollit, e vinte re menjëherë. Po se je artist, prandaj, ke studiuar një jetë të tërë për piano- thotë Miri dhe shton se dhe njëherë që donin ata, ai me Erionin, që të bënin një emision radiofonik, ua hoqën të drejtën e nuk e prekën më pianon. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›