"Zonat turistike, urgjent pastrimi"
Rozeta Rapushi
Nuk do te lejohen me varreza makinash te palicencuara dhe ato, duhet te jene minimalisht 5 kilometra larg cdo aksi rrugor kombetar dhe rajonal. Keshtu u vendos diten e djeshme pas mbledhjes se Task-Forces, per vleresimin e problematikave mjedisore, qe shkaktojne mbetjet urbane dhe makinat e dala jashte perdorimit. Nen drejtimin e kryeministrit Sali Berisha, diskutimet u perqendruan ne marrjen e masave te shpejta dhe energjike per pastrimin e territorit, ne menyre te vecante zonave turistike, ne prag te fillimit te sezonit te ri turistik dhe te detajimit te detyrave, per te gjitha institucionet qe duhen te angazhohen ne kete proces. "Kjo Task-Force ka si qellim, ndryshimin rrenjesor dhe te shpejte dhe energjik te pamjes se ketij vendi, qe shemtohet ne menyren me te pamerituar nga mijera skelete makinash te hedhura ne te kater anet e vendit, pa asnje kriter dhe asnje pergjegjesi. Kjo perben paraqitjen me te keqe per miliona turiste, qe vijne per te kaluar pushimet ne Shqiperi", tha kryeministri. Sipas tij, ne rruget e Evropes nje situate si kjo ne Shqiperi, nuk mund te gjendet kurrsesi. Pjesen me te madhe te pergjegjesise per kete situate, kreu i qeverise ia faturoi drejtuesve vendore, qe sipas tij kane nje qendrim indiferent per pastrimin e territorit. "Ndaj, kjo Task-Force ka per qellim kryesor t'i jape nje pamje te re vendit, ku duhet te kontribuojne te gjitha institucionet, ushtria, policia, bashkite, komunat, ministria e Mjedisit, ministria e Kultures, Arsimit, Financave, sigurisht me fonde", vijoi Berisha. Ai kerkoi nisjen e nje pastrimi te pergjithshem te territorit, ne funksion edhe te pergatitjes kete vit, te sezonit turistik me te fuqishem qe vendi ka njohur. Ministria e Turizmit sipas tij, ka percaktuar vendet e caktuara ne te cilat do te behet promovimi. "Vitin e kaluar pati nje rritje te papermbajtur te numrit te turisteve dhe shpresojme se edhe ky vit do te njohe nje rritje te tille. Eshte e domosdoshme qe te percaktohen zonat e kampingjeve, te cilat te percaktohen afer infrastruktures. Vitin e kaluar, ne disa aspekte ka qene shume e trishtuar, kur njerezit kane kaluar naten ne makina. Ne detyrimisht duhet te krijojme zonat e ruloteve dhe te kampingjeve", kerkoi Berisha. Duke theksuar se kjo veprimtari nuk eshte ndermarre ndonjehere dhe kete mund ta beje vetem qeveria qendrore, kryeministri kerkoi te percaktohen te gjitha mjetet e transportit, te ngarkim-shkarkimit per fillimin nga puna. Per sa i perket makinave te hedhura ne rruge, Berisha kerkoi hartimin me urgjence te ligjit per penalizmin e te gjithe atyre qe hedhin makinen e tyre jo ne vendin e destinuar per grumbullimin e tyre.