E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria heq TVSH-ne per arsimin

Qeveria ka vendosur te heqe TVSH-ne per arsimin. Lajmin e ka bere te ditur dje kryeministri i vendit, Sali Berisha, i cili ka premtuar se ky vendim do te hyje ne fuqi, per vitin e ardhshem akademik. Gjithashtu ne fjalen e tij kryeministri Berisha, premtoi mbeshtetje per institucionet jopublike te arsimit te larte. Berisha premtoi edhe politika stimuluese per kerkimin shkencor, ne menyre qe te rritet akoma me shume niveli i arsimit te larte ne vendin tone.
TVSH
"Duke filluar nga viti qe vjen, arsimi eshte i pari dhe i fundit qe do te jete pa TVSH, sepse per te tjerat do te mbeten tek te 10-at", tha kryeministri. Deklaraten ai e beri gjate ceremonise se shperndarjes se diplomave per studimet Master i Nivelit te Dyte, nga Institucioni i Arsimit te Larte Privat, ISSAT. Gjithashtu, sipas tij, nje grup i gjere drejtuesish dhe specialistesh, po punojne per nje sistem te ri financimi. "Une ju garantoj se nuk do te jete e larget dita, kur buxheti i shtetit do te shperndahet si per shkollat publike ashtu dhe per shkollat private. Ne do te studiojme dhe do te adaptojme sistemet me te mira, jo me qellim per te dobesuar financimin, por si rruga me e sigurt per te dyfishuar burimet financiare per arsimin", tha kryeministri. Sa i perket kerkimit shkencor, kreu i qeverise premtoi perpjekje per te nxitur kerkimin shkencor. "Kerkimi shkencor eshte plazma, e cila konsolidon dhe shtyn perpara te gjithe sistemin. Arsimi universitar pa kerkimin shkencor ecen teresisht drejt animizmit, per te mos thene formalizmit te papranueshem", tha ai.
Masterat
Gjate ceremonise se shperndarjes se diplomave, per studimet Master i Nivelit te Dyte, nga Institucioni i Arsimit te Larte Privat, ISSAT, Berisha u shpreh se gradimi i ketyre studenteve, perben nje kontribut te madh ne arsimin universitar dhe pasuniversitar te vendit. Kryeministri u shpreh se ky Master ka nje merite te madhe, pasi shume nga leksionet e tij jane ndjekur ne gjuhen angleze. "Qeveria javen e kaluar, ne kuader te thellimit te reformes per arsimin e larte, ka percaktuar TOEFL-in, si kusht per te vazhduar studimet per Master",-tha kryeministri. Ai vijoi se me gjithe trashegimine e madhe dhe kontributin e madh qe kane ne qyteterimin e sotem boteror, gjuhe te tjera te medha, gjuha angleze eshte bere gjuha e integrimit. "Pra, ajo eshte gjuha e projektit me te madh te kombit tone: integrimit ne NATO dhe Bashkimin Evropian",-tha Berisha.

Kerkimi shkencor
Berisha tha se qeveria do te beje cdo perpjekje per te inkurajuar kerkimin shkencor, per te financuar projektet, per te decentralizuar vendimmarrjen per kerkimin shkencor, per miratimin e projekteve, me besimin me te madh se ky eshte nje kusht i domosdoshem per zhvillimin e universiteteve tona, e sistemit tone akademik.

Administrata
Kreu i qeverise premtoi se administrates do t'i krijohen te gjitha mundesite, qe te shqyrtoje mundesine e viteve sabatike. "Nuk kemi pse te mos mbeshtesim ambicien e atyre burrave dhe grave, qe sot mbajne administraten e vendit, qe sot administrojne shtetin ne interesin me te mire te shoqerise",-tha kryeministri.

TOEFL
Qeveria javen e kaluar, ne thellim te reformes per arsimin e larte, ka percaktuar TOEFL-in si kusht per te vazhduar studimet per Master. Ne teresi kjo eshte pritur mire, por ka pasur edhe ndonje reagim dhe kjo eshte normale, sipas kryeministrit. Ai tha se ky ka qene nje hap i domosdoshem.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›