E Shtunë, 31 Tetor 2026

Big Brother Albania Miqtë dhe Bertina, surprizë për Erionin

15/05/2010 22:35

Tashmë është radha e Erionit për të parë surprizën e përgatitur për të. arbana e fton të dalë në kopsht dhe atje habitet kur shikon errësirë, duke bërë edhe disa batuta për frikën nga errësira. Por, në errësië, ai shquan miqtë e tij të ngushtë të cilët e presin në një ambient sikur të jenë në pub. Erioni i takon plot mall, ndërsa në sfond është vendosur kënga e preferuar e tij, kënga e Aleksandër Gjokës, mik mjaft i mirë i tij. Por, Aleksandër Gjoka e surprizon me prezencën e tij në shtëpi i cili është duke i kënduar këngën Erionit. Përvec Aleksandër Gjokës, për Erionin vjen edhe një tjetër person shumë i vecantë për të, Bertina. Edhe ajo vjen duke i kënduar këngën e preferuar. Erioni e takon dhe e përqafon atë dhe të gjithë sëbashku këndojnë. Erioni i falenderon për surprizën e bukur. Ai, pasi bisedon pak, përshëndetet me të gjithë miqtë e tij dhe me të dashurën mjaft i lumtur që i ritakoi. Erioni futet në shtëpi ku me banorët komenton surprizën e mëparshme.

Ariani e komenton reagimin e Erionit gjatë surprizës si tepër të vecantë. Ai mendon se pavarësisht emocioneve të shumta, Erioni di të sjellë batutën dhe shakanë, pjesë të karakterit të tij, në cdo moment. Sipas tij, temperamenti i thjesht dhe i drejtpërdrejt, bën që të jetë i pëlqyeshëm nga të gjithë, më së shumti nga vajzat. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›