Simpozium për shenjtoren Nënë Tereza

Me rastin e 100 vjetorit të lindjes së Nënë Terezës është mbajtur një simpozium me titullin "Eja, ji drita ime", në ambientet e universitetit "Zonja e Këshillit të Mirë", në Tiranë.
I pranishëm në këtë konferencë ka qenë dhe Presidenti i Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë, Imzot Rrok Mirdita, i cili u shpreh se Nënë Tereza është një nga simbolet e dashurisë njerëzore në shekullin e XX.
Në këtë simpozium përkujtimor të shenjtores shqiptare ka marrë pjesë dhe kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, e cila tha se Nënë Tereza është shembulli i njerëzve të zakonshëm, por i veprave të mëdha.
E pranishme ka qenë dhe Z. Liri Berisha, drejtuese e fondacionit "Nënë Tereza", si dhe një sërë personalitetesh nga fusha fetare, politike, dhe akademike.