E Shtunë, 31 Tetor 2026

Big Brother Albania Po mbarojnë cigaret

14/05/10 19:50

Banorët si çdo fundjavë kanë filluar të ndjejnë përsëri mungesën e cigareve. Jetmiri është banori që konsumon më tepër cigare sesa banorët e tjerë, Domenika dhe Erioni. Domenika vazhdon të bëjë gati valixhet dhe të sistemojë dhomën e gjumit, ndërsa Erioni bisedon me Jonën dhe Klodin për gjëra të ndryshme. Pas bisedave, lojrave dhe shakave Erioni shkon të ulet pranë Jetmirit. Të dy ulen pranë pishinës për të biseduar bashkë. Jetmiri pyet Erionin nëse ka ngelur ndonjë cigare, por Erioni i thotë se nuk ka parë. Pasi sheh që Jetmiri kërkon me ngulm një cigare Erioni i thotë se ai ka një cigare, por kishte vendosur që ta pinin përpara spektaklit. Megjithatë ai ia jep Jetmirit cigaren edhe pse e këshillon që ta lërë për nesër pasi nuk do të ketë çfarë të pijë dhe do ta ketë më të vështirë. Jetmiri merr cigaren dhe të dy djemtë vazhdojnë të rrinë jashtë edhe për disa minuta të tjera, ndërsa diskutojnë për gjëra të ndryshme. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›