Big Mama, aksident me skuter në liqenin e Ohrit. Vdes i dashuri i saj
Share
Një djalë rreth moshës 28 vjeçare është mbytur sot pas orës 18:00 në Strugë, afër plazhit Konak. Sipas asaj që shkruajnë mediat maqedonase, i vdekuri është shok i ngushtë i këngëtares Big Mama, ndërsa medie të tjera shkruajnë se ai ka qenë i dashuri i saj.
Sipas dëshmitarëve që kanë parë incidentin, skuteri ku kanë qenë i mbyturi 28 vjeçar dhe Big Mama është rrëzuar, duke goditur në kokë 28 vjeçarin. Ai ka humbur ndjenjat dhe është mbytur në liqen. Forcat e shpëtimit e kanë nxjerrë, por ai ndërroi jetë në spitalin e qytetit.
Big Mama nuk ka pësuar lëndime, por ndodhet në sitalin e Strugës për shkak se ka përjetuar një shok.
28 vjeçari jozyrtarisht mësohet se quhet Lirim dhe është nga fshati Dobrosht i Tetovës.
