Lothar Mathaeus di ta shijojë jetën siç duhet (FOTO)
Lothar Mathaeus, futbollisti legjendar gjerman, është rregullisht i pranishëm në media. Që kur e ka lënë futbollin, ai është i pranishëm kryesisht në mediat rozë për historitë e tij të dashurisë me femra shumë më të reja se vetja dhe natyrisht shumë të bukura.
Por Lothar është i famshëm edhe për shprehjet e tij, që shkaktojnë shumë të qeshura. Madje vajza e tij ka vendosur që të nisë një biznes duke stampuar shprehjet e babait nëpër bluza.
Kësaj here 51 vjeçari është fotografuar në plazhin Saint Tropez në Francë me të dashurën Joanna Tuczynska, 28 vjeç, modele të brendshmesh.
Para pak kohësh ai u nda në mënyrë dramatike nga dashuria e tij e radhës pasi ajo e tradhtoi, ndërsa mediat e kapën në flagrancë.
Por siç ka thënë vetë Lothar në anglisht: I look not back, i look in front.
Tani mediat kanë edhe një dilemë tjetër, si ia bën në Saint Tropez futbollisti, pasi dikur ka thënë shprehjen e famshme: Një Lothar Mathaeus nuk flet frëngjisht.







