Për Princin e Tongës ka rëndësi dashuria, jo protokolli (FOTO)
Emri i princeshës së re të shtetit Tonga, një arkipelag në Paqësor, do jetë shumë problem për tu shqiptuar nga zyrtarët që do të takohen me të.
Ajo quhet Sinaitakala Tukimatamoana I Fanakavakilangi Fakafanua dhe princi e ka emrin Tupoutoa Ulukalala.
Por ndërsa banorët e Tongas nuk e kanë problem të shqiptojnë emrin e saj, një problem tjetër ka lindur. Ajo është kushërirë me princin dhe kjo po shqetëson njerëzit.
Mbreti George Tupou V, që vdiq sivjet në mars, ishte kundër martesës pasi besonte se lidhjet e gjakut mes 27 vjeçarit dhe 25- vjeçares ishin tepër të ngushta.
Por princi u ka thënë autoriteteve se dashuria vjen përpara protokollit. Madje ai ka injoruar edhe një histori që tregon se princesha që ka studiuar në Zelandën e Re ka qenë e martuar më parë.
Dhe ta mendosh se i gjithë shteti ka 100 mijë banorë.



