E Shtunë, 31 Tetor 2026

Big Mama i kthehet jetës normale

Pas aksidenti fatal, në të cilin ajo ndodhej me 28-vjeçarin Lirim që humbi jetën në mënyrë dramatike, këngëtarja nga Shkupi, Big Mama, i është kthyer jetës aktive.

Ajo shihet në këtë foto me mikun e saj, këngëtarin Shpat Kasapi, në një mbrëmje së fundmi, ndërsa duket në formë të mirë.

Me disa kilogramë më pak, me një gërshet interesant dhe me syzet optike Besiana, emri i vërtetë i këngëtares, duket krejt ndryshe nga pamjet që kemi parë më parë të saj.

Në muajin korrik të këtij viti, këngëtarja dhe shoku i saj i ngushtë pësuan një aksident në afërsi të Ohrit, ku pas aksidentit me motor, Lirimi u mbyt në liqen.

Që nga ajo kohë, këngëtarja ishte larguar nga jeta artistike. A do të thotë kjo dalje e saj se ajo i është rikthyer aktiviteteve artistike?!

(a.k/gazetaekxpress/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›