Big Mo si Popey! E provon se i ka muskujt të vërtetë

Ismail Moustafa, 24 vjeç
Një Popey prej vërteti i është nënshtruar testeve mjekësore për të hedhur poshtë thashethemet e përhapura se krahët e tij ishin të tillë si rezultat i ndërhyrjeve kirurgjikale.
Ismail Moustafa, 24 vjeç, u bë i famshëm muajin e kaluar, pasi ai pretendonte për një vend në librin e rekordeve Guinnes.

Gjate testeve mjekesore
Por madhësia e krahëve të tij shkaktoi një debat të madh në botën e Bodybuilding pasi për shumë njerëz madhësia e krahëve të tij ishte e pabesueshme.
Moustafa, i njohur si Big Mo, pranoi ti nënshtrohej të gjitha testeve mjekësore, të cilat u kryen në Japoni. Sipas ekspertëve, në trupin e Big Mo nuk u gjet asnjë shenjë ndërhyrjeje, përdorimi droge apo substancash të tjera, që kishin çuar në atë masë krahët e tij.
Ndër të tjera Moustafa ha shumë mish pule, si dhe një kile biftek ose peshk në ditë.