E Shtunë, 31 Tetor 2026

Panairi për shëndetësinë, Tavo premton mbështetje

Në ambjentet e Pallatit të Kongreseve u zhvillua për herë të dytë panairi për shëndetësinë. Në këtë panair u shpalosën një sërë institucionesh shtetërore vendore dhe ato ndërkombëtare, të cilat promovuan produktet dhe shërbimet e tyre për shëndetësinë.

I pranishëm në këtë event ishte dhe Ministri i Shëndetësisë, Vangjel Tavo, ku u shpreh që nga ana e shëndetësisë këto kompani do të kenë mbështetje dhe shikohen si komplementare të shërbimeve shëndetësore që ndikojnë në cilësi.
 

Shqipëria paraqitet si një nga vendet me potencial më të mirë për investime në sektorin e shëndetësisë. Organizatorët e këtij eventi vinë me oferta për sipërmarrjen e produkteve dhe shërbimeve në Shqipëri. Ajo që bën përshtypje këtë rradhë, është prania e madhe e sipërmarrjes vendase krahasuar me atë të vitit të kaluar.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›