Big Qorri Eduart Ongarin nuk e vrau Coli
I penduari i bandes kishte marre persiper vrasjen per te cilen akuzohet ai Berisha Dervishaj Taullai e Klodian Saliu
TIRAN- Eduart Ongarin e qelloi nga afer nje person i vetem dhe u largua. Keshtu deklaroi nder te tjera Adriatik Hasa i njohur ne Durres si Bik Qorri i thirrur me cilesine e deshmitarit te mbrojtjes ne procesin gjyqesor ndaj te pandehurve te bandes se Durresit.
Deklarimet e tija kundershtuan deshmine e dhene nga i penduari i bandes Adriatik Coli dhe alibise se ngritur nga prokuroria se autore te vrasjes se Eduart Ongarit jane Lulzim Berisha Plaurent Dervishaj Dritan Adriatik Coli Indrit Taullai dhe i ndjeri Klodjan Saliu. Deshmitari Hasa u soll para Gjykates per Krime te Renda me pranga ne duar pasi vuante ne burgun e Peqinit denimin me 7 vjet e 6 muaj burg per akuzen e trafikut te droges.
Para togave te zeza deshmitari Hasa tregoi se ne momentin e vrasjes se shtetasit Eduart Ongari te ndodhur me 5 korrik 1999 kishte qene prezent dhe kishte pare vrasesin qe ishte vetem nje person qe me pas ishte larguar me nje motor.
Deshmia Hases
Lulezim Berishen Plarent Dervishin Indrit Taullajn e Adriatik Colin i njoh. Te ndjerin Klodian Saliu e kam njohur dhe kam pasur muhabet me te. Edhe Eduart Ongarin e kam njohur se e kam pasur ne lagje.
Ai eshte vrare ne vitin 1998 apo 1999 nuk e mbaj mend mire perballe shtepise time ne nje lokal i ulur me disa persona. Une ate dite po prisja nusen dhe vajzen per te zbritur nga banesa pasi do iknim per dreke. Para se te vinte ajo hyra ne lokal e pershendeta ne verande ku ishin ulur Ongarin pasi e njihja por me qe ishte me shume persona nuk u ula.
Hyra ne lokal bleva cigaret dhe sapo dola te dera dhe po behesha gati te kaloja rrugen aty te tavolina 2 metra larg u afrua nje djale rreth 1.70 i gjate pak i shendoshe dhe me floket e zeza kacurrela. U afrua te tavolina nxori nje arme jo Kallashnikov dhe tha dicka si fjalen mos levizni e leshoi bresheri drejt Eduart Ongarit.
Te gjithe iken nga tavolina dhe aty mbeti vetem i vrari Ongari. Personi qe qelloi u largua drejt stadiumit ne kembe me vrap dhe pak metra me tutje e mori nje motor dhe u largua. Ai qe qelloi nuk ishte Adriatik Coli. Ne Durres nuk dihej se kush e vrau edhe pse diskutohej shume-tha deshmitari Hasa.