E Shtunë, 31 Tetor 2026

Biznesi privat jep nje dore per Ataturkun

Bashkia e Tiranes perfundon rikompozimin e sheshit prane 21 Dhjetorit. Rama Bashkepunimi me sipermarrjen private mund te krijoje nje qytet europian ne te ardhmen


Ka perfunduar plotesisht edhe nje tjeter projekt publik ne kryeqytet rikonstruksioni i sheshit Ataturk prane 21 Dhjetorit. Bashkia e Tiranes ka perfunduar edhe punen per rikualifikimin urban te kesaj pjese te qytetit duke transformuar te gjithe zonat kembesore dhe pamjen e te gjithe fasadave qe e rrethojne kete shesh.


Ndonese projektet e Bashkise se Kryeqytetit per vitin 2010 mbeten peng te buxhetit te vitit te kaluar perfundimi i ketij projekti eshte realizuar fale dhurimeve private.


Nje model bashkepunimi qe mesa duket Bashkia do ta aplikoje edhe per projekte te tjera nisur nga fakti se hartimi per projektbuxhetin e vitit 2011 nuk ka nisur ende.


Duke folur mbi rendesine e ketij bashkepunimi dhe duke e cilesuar njekohesisht projektin si nje model qe pasqyron Tiranen e se nesermes Kreu i Bashkise se Tiranes Edi Rama tha se nje bashkepunim me sipermarrjen private mund te krijoje nje qytet europian ne te ardhmen.


Nje bashkepunim me sipermarrjen private dhe me kontributin e arkitekteve dhe artisteve qe moren pjese ne kete projekt ne sot i japim qytetareve te Tiranes dhe posacerisht komunitetit qe banon ne kete zone nje hapesire publike teresisht te transformuar qe sherben dhe do te sherbeje per kembesoret per familjaret per me te moshuarit per femijet por njekohesisht qe eshte nje tjeter model qe pasqyron Tiranen e se nesermes qe pasqyron qytetin e endrrave dhe shpresave te te gjithe atyre qe jetojne ne Tirane dhe te atyre qe deshirojne te vijne per te jetuar ne Tirane si nje model qe permbush aspiratat e shqiptareve europiane - tha kryebashkiaku Edi Rama gjate inaugurimit te sheshit. Nepermjet ketij projekti rikualifikues kater trotuaret ne perimeter te sheshit Ataturk te cilet kane nje karakter transit jane transformuar ne vendqendrime urbane.


Kjo eshte realizuar me prezantimin e elementeve te mobilimit urban te cilet jane stola per qendrim te perkohshem te kalimtareve ndricues te posacem per ndricimin e rruges dhe per ndricimin e hapesires urbane gjelberim i larte me peme me kurore te dendur ne menyre qe te krijojne nje hijezim te plote ne periudhen e veres ushtare trafiku qe ndajne vendkalimin e bicikletave nga sheshet urbane spote ndricues te vendosur poshte stolave ne menyre qe ti bejne te perceptueshem edhe gjate nates keta elemente urbane.


Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›