Pasurohet programi i Anagnostit

Arkivi i Filmit ne programin qe i ben homazh vepres se regjisorit shqiptar shton edhe disa materiale arkivore nga puna e tij ne sheshxhirim dhe planifikon nje projeksion me shume filmin Dueli i heshtur
shte njoftuar tashme qe Arkivi Qendror Shteteror i Filmit ia kushton tri javet e janarit duke filluar nga neser projeksionit te krijimtarise se Dhimiter Anagnostit. Perfundimisht eshte vendosur qe programi te pasurohet edhe me shfaqjen e disa materialeve arkivore xhirime nga puna ne terren e regjisorit dhe me nje film artistik me shume Duel i heshtur.
Arkivi konfirmoi se regjisori do te jete i pranishem ne te gjitha seancat e projeksioneve. Jane ftuar bashkepunetore te tij aktore autore teknike te gatshem per te zhvilluar biseda me studente dhe spektatore te interesuar per punen 30-vjecare te kineastit qe 23 janar ben 75 vjet.
E merkura e pare 12 janar ora 12.00 prezanton dokumentarin Te Dielat ne Tirane 1973 20 ora. 12.30 Plage te vjetra 1969 90 film artistik qe i ben homazh artisteve qe nuk jetojne me Sander Prosi Ndrek Luca Violeta Manushi.
Me 19 janar ora 12.00 shfaqet dokumentari Perjetesi 1974 7. Edhe paraardhesin edhe kete autori i quan dokumentare poetik ose poema filmike.
Ne njoftimin zyrtar per Muaji i Anagnostit thuhet qe Perjetesi eshte per deshmoret e luftes shoqerohet me te rrahura zemre dhe muzike. U quajt modernist per kohen per karakterin e vecante regjisorial dhe u ndalua. Filmi nuk u shfaq kurre deri me sot qe AQSHF nxjerr ne pah vlerat e verteta te kesaj poeme filmike si dhurate per regjisorin dhe publikun e pranishem.
Pas tij ora 12.15 shfaqet Lulekuqet mbi mure 1976 90 film i rendesishem ne krijimtarine e Anagnostit i nderuar me cmime kombetare dhe nderkombetare.
E merkura e 26 janarit parashikon ne te njejten ore te mesdites shfaqjen e filmit artistik Duel i heshtur 1967 80 e aktoret Rikard Ljarja Ndrek Luca Reshat Arbana dhe Bujar Kapexhiu. Ne kete dite ora 17.00 shfaqen xhirime arkivale nga momentet e punes se regjisorit ne sheshet e xhirimeve.
Muaji i Anagnostit mbyllet me shfaqjen ora 17.15 e filmit Perralle nga e kaluara 1987 80 qe eshte zgjedhur per programin nga vete regjisori.
Te gjithe filmat shfaqen ne 35 mm. Hyrja eshte e lire.