E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bija e Teri’it takohet me Bieber!

Teri Hatcher “ka marrë pikë të mëdha nga bija e saj” pasi që ato janë njoftuar me Justin Bieber.

Aktorja e serialit “Desperate Housewives” është takuar gjatë një ngjarje me yllin e ri të popit, përderisa ata janë fotografuar gjatë konferencës, foto të cilat janë lansuar nga ueb-faqja GetHatched.

“Ja mundësova asaj që të bëj një fotografi me Justin Bieber”, tha Teri për revistën “People”. “Ky ishte qëllimi i saj dhe unë mora pikë më shumë tek ajo”.

Teri gjithmonë i kushton kujdes bijës së saj, mirëpo ajo pranon se ndonjëherë e ka të vështirë që të gjej një baraspeshë në punë dhe familje.

“Ka ndonjëherë që më të vërtetë kam nevojë që t’i ndaj këto gjëra – që të jem një punëtore apo nënë”, tha ajo.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›