E Shtunë, 31 Tetor 2026

Frymëzohen nga Afganistani

Trajneri i Kombëtares angleze, Fabio Capello, ka mbledhur disa xhirime të trupave angleze, të cilët i urojnë “fat të mbarë” skuadrës së tyre të zemrës nga Afganistani.

Capello (ka mbledhur yjet e tij në bazën e skuadrës në Afrikën e Jugut për të shikuar DVD-në para ndeshjes së parë të Anglisë më SHBA që do zhvillohet sot (e shtunë).
Ndihmësi i tij, Stuart Pearce, ka thënë mbrëmë se kjo i ka dhënë një shpirt luftarak Kombëtares.

Kapiteni i skuadrës, Steven Gerrard ka thënë se kjo shfaqje dhe mbështetje ka prekur zemrën e çdo lojtari të Anglisë.

Ushtarët patriotë janë rreshtuar për të incizuar një film të shkurtë, duke dërguar mesazhe që futbollistët të fillojnë mbarë fushatën e tyre në Kampionatin botëror.

Shumica prej ushtarëve kanë pasur të veshur fanella të Anglisë me emra të preferuar të tyre të skuadrës para se të flisnin nga kampi ushtarak “Bastion”, që gjende në provincën Helmand, afër vijës së parë të frontit me trupat rebele afgane.

Morali është rritur edhe më shumë pasi që ekipi do të luftojë për trofe në Afrikën e Jugut – ndërkaq Fabio Capello ka tubuar lojtarët e tij në hotelin Rustenburg, pasi kishte përfunduar ushtrimet me skuadrën.

“Ne shikuam DVD me ushtarët në Afganistan, e cila ishte shumë inspiruese dhe shumë e prekshme”, tha asi i mesfushës angleze, Gerrard.

“Gjithçka ishte e vendosur në një perspektivë duke ju bërë juve që të kuptoni mbështetjen që ua dhanë ata të cilët mbrojnë vendin tuaj. Të gjithë na uronin të fitonim. Kishte ushtarë edhe me fanella të ekipeve të tjera si të Arsenalit, Manchester Unitedit, Chelsea, Liverpoolit – por të gjithë na uronin që të fitojmë”.

Ndihmësi i trajnerit, Stuart Pearce, tregoi se si ka ndikuar DVD te lojtarët – nga ushtarët deri te regjimentet ushtarake – që vinin nga marina mbretërore Royal Bafokeng. “Të gjithë e shikuan së bashku në TV DVD-në. Ishte një ushtrim shumë i mirë për skuadrën. Ju dha atyre zemër”, tha ai.

Ndeshja e parë kritike në mes të Anglisë dhe SHBA-së, që do të zhvillohet në Rustenburg, do të transmetohet “drejtpërdrejt” në kampet britanike në Afganistan.
Një burim ka thënë se disa skena nga lufta e britanikëve janë transmetuar, mirëpo pritet që xhirime të reja po ashtu të lëshohen për lojtarët gjatë betejës së tyre për Kupën e Botës.

Trupat e brigadës së katërt “Mechanised”, të cilët kanë pasur të veshur fanella të “Tre Luanëve”, kanë paraqitur ushtarët në front të cilët këndonin këngën e Kombëtares “Come on England”.

Një ushtar nga Batalioni REMME dërgoi një mesazh që theu zemrat e lojtarëve, duke thënë: “Do t’i shohim mundësitë që t’ju përkrahim në Afrikën e Jugut”, tha ai. “Sapo u kthyem nga një re pluhuri prej baroti dhe në pushim do bëjmë tifo për ju”. Shokët e tyre ndiheshin prapa duke thirrur: “Shkoni në finale për ne”.

Të tjerët bënin humor duke thënë se edhe skocezët “janë në anën e anglezëve”.

“Lojtarët u prekën tepër shumë. Beteja për të sjellë Kupën në Angli ka filluar dhe ata do vrapojnë dyfish më shumë për djemtë që mbrojnë atdheun dhe që konsiderohen heronj të vërtetë të Anglisë”, tha burimi nga kampi stërvitor i Anglisë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›