Bijë dimri mbyll Festivalin Europian të Filmit
Bijë dimri (Wintertochter) 2010 i regjisorit Johannes Schmid, me aktorët Nina Monka, Ursula Werner dhe Leon Seidel, shfaqet sonte, ora 18.00, në Kinema Millenium. Kattaka Weise jeton në Berlin me prindët që presin një fëmijë. Vajza zbulon se dikush tjetër është babai i saj i vërtetë. Ngjarjet ndodhin javën e Krishtlindjes dhe me simbolikën e festës duket se vajza që është vënë në kërkim të origjinës së saj, fiton një kuptim të ri për jetën e njerëzve që jetojnë pranë saj.
Dhe me Armadillo nga Janus Metz Pedersen (Danimarkë) që shfaqet në orën 20.30, mbyllet Festivali i Filmit Europian në Shqipëri.