E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vepra e Gjon Buzukut

Studiuesja Evalda Paci mban një leksion mbi veprën e Gjon Buzukut në Università degli studi di Napoli LOrientale më 10 maj. Paci ndalet te Meshari i Gjon Buzukut, 1555, si një vepër shqiptare në kundër-rrymë me Kishën Katolike, të cilës, prej fundit të shek.14, i patën prirë përkthime në shqip nga latinishtja apo greqishtja.

Përse Meshari që flet në variantin geg, shkon përtej përkthimit të liturgjive të së dielave të Kishës latine, po të kihet parasysh misioni i klerit katolik në një vend që vazhdonte të konvertohej në islam? Viti i botimit, 1555, është një tjetër argument që trajton Paci, sepse përgjatë shekujve Meshari duket dhe humbet. Prej kopjes së vetme të inkunabulës që gjendet në Bibliotekën e Vatikanit janë realizuar dy botime kritike: njëri nga Namik Resuli (Vatikan 1958), tjetri nga Eqrem Çabej (Tiranë 1968).

Dhe në fund studiuesja e mbyll leksionin e saj me vlerat e Mesharit për historinë e gjuhës shqipe.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›