Bijte e zotit humbin sherbimet e egjiptianit Mido
Bijte e zotit nuk do te mund te mbeshteten sot tek Mido. Ne perballjen me Okserin skuadra e drejtuar nga Martin Jol nuk mund ti besoje shtatlartit nga Egjipti ne perballjen me Okserin. Klubi i Ajaksit do te kete nje rikthim shume special per futbollistin Temu Tainio i cili dikur ka milituar ne radhet e francezeve perpara se te luante ne Angli me Totenhemin Birmingemin dhe Sanderlendin. Okseri eshte nje skuader e veshtire sidomos kur luan ne shtepi - tha mesfushori i Ajaksit. Une kam luajtur shtate vjet e gjysme me skuadren e tyre dhe kjo eshte hera e pare qe i takoj si kundershtare. Per me teper kjo eshte nje sfide me emocione te vecanta pasi luajme ne Ligen e Kampioneve- shtoi 30-vjecari. Per futbollistin finlandez Ajaksi duhet te tregoje shume kujdes nese kerkon te vazhdoje me tej aventuren evropiane. Perqendrimi duhet te jete ne shkallen me te larte. Me Okserin kemi te njejten filozofi futbolli. Politikat e tyre jane te ngjashme me akademine e Ajaksit zhvillojne lojtare te rinj per ti shitur me pas shume shtrenjte. Prej mungeses se Midos ne kete takim do te rikthehet te luaje Florian Jozefzun. Demy de Zeuv mungoi ne fitoren 4-1 te Ajaksit ndaj Heraklesit ne fundjave dhe eshte ne dyshim ndersa Oleguer nuk ka luajtur qe kur theu hunden ne ndeshjen e pare me Okserin ne Amsterdam.