E Diel, 1 Nëntor 2026

Dinamo mund Kastriotin dhe rimerr kreun

Takimi u nderpre per kater minuta ne pjesen e pare. Dinamo drejtohej nga zevendestrajneri Artan Mergjyshi

Kampionia ne fuqi e Shqiperise Dinamo mori dje tripikeshin e radhes ne Kruje. Skuadra e Luis Manuel Blankos qendroi ne tribune pasi eshte denuar nga Komisioni i Disiplines nuk e nenvleftesoi ekipin e Kastriotit dhe e mundi ate si me loje ashtu edhe me rezultat. Ndeshja ne fjale u nderpre per disa minuta pas revoltes se tifozeve krutane pas te cilave gjyqtari anesor Rigider Cokaj u godit me nje shishe ne koke. Ne Kruje takimi ishte i hapur dhe i forte me sulme dhe kundersulme te shpeshta por edhe me teprime ne nderhyrjet e lojtareve ndaj njeri-tjetrit. Keshtu te paret u prezantuan miqte me ane te Emiljano Viles. Ky i fundit pas sherbimit perfekt te sulmuesit argjentinas Nestor Martinena tregoi klasin e tij ne minuten e 13-te duke shenuar golin e pare te Dinamos me nje diagonale perfekte. Nderkohe dhjete minuta me pas krutanet pretenduan per nje penallti por gjyqtari Laver Alla vazhdoi ndeshjen. Ne minuten e 24-t kapiteni i Dinamos Arjan Pisha nderhyri fort ndaj mesfushorit kosovar Liridon Leci dinamoviti u ndeshkua me karton te verdhe por tribuna e stadiumit te Krujes zjeu. Anesori Rigider Cokaj ne ate moment u godit me shishe ne koke nga tifozet vendas duke sjelle me pas edhe nderprerjen e ndeshjes per kater minuta. Ne minuten e 31-te Kastrioti pretendoi per nje tjeter penallti por Alla nuk e konsideroi te tille. Pas kesaj nisen dhe nderhyrjet e Renato Kalarit te Kastriotit ndaj Igli Allmuces se Dinamos ku lojtari krutan u ndeshkua me dy kartone te verdhe 34 e 45-2 e rrjedhimisht te kuq duke e lene ekipin e tij me dhjete lojtare. Per shkak te nderprerjeve gjate lojes pjesa e pare u zhvillua ne harkun e 51 minutave. Nderkohe qe ne fraksionin e dyte te takimit Dinamo gjeti dhe golin e sigurise. Ishte pikeshrisht mesfushori Igli Allmuca tiranasi qe ka luajtur per te tria skuadrat e kryeqytetit PartizaniTirana e Dinamo ai qe konvertoi ne gol nje tjeter pasim te arte te Martinenes duke realizuar golin e dyte te Dinamos ne minuten e 54-t. Me avantazhin e dy golave loja e Dinamos ishte me e qete por nga ana tjeter blute paten mundesi per te thelluar rezultatin. Edhe Kastrioti e gjeti golin pas nje goditjeje te lire te Elton Mucollarit kroati Ivan Babic iu kunderpergjigj me nje gol te jashtezakonshem me koke ne minuten e 73-te. Pavaresisht edhe perpjekjeve te portierit te Kastriotit Argent Halilaj i cili ne minuten e katert shtese te ndeshjes e la porten per te ndihmuar ekipin e tij rezultati nuk ndryshoi. Dinamo qe arriti fitoren e shtate ne nente jave rimori kreun tashme e vetme ne krye me 22 pike duke lene pas dy rivalet Skenderbeun dhe Flamurtarin me tri pike me pak nga 19.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›