Trajneri i Arsenalit kerkon kualifikimin ne acarin ukrainas
Dy jave me pare kampionet ukrainas te Mircea Luceskut mberriten ne Londer me stofin e kryesueses se grupit H por u mposhten keqazi 5-1 nga topcinjte te cilet ne Donbass Arena do te kerkojne nje rezultat qe hipotekon kualifikimin per me tej. Pres nje Shakhtjor qe do te kerkoje te justifikoje renditjen aktuale pas asaj humbjeje te rende - tha Venger i cili duhet te beje pa kapitenin Cesk Fabregas i cili nuk ka udhetuar drejt Ukraines per shkak te nje terheqjeje muskulore. Shakhtjori eshte nje ekip i ndertuar me shume kujdes dhe kete e tregoi edhe ne stadiumin tone. Per mua ata mbeten nje nga kundershtaret me te forte te kesaj faze te Champions-it. Nga ana tjeter ne kemi nje mundesi te arte per ti dhene fund rebusit te kualifikimit pasi nje trepikesh na siguron vendin e pare ne grup. Arsenali e ka vizituar Doneckun vetem nje here me pare ku ka humbur 3-0 ne fazen e grupeve ne nentor te vitit 2000. Por Venger nuk i trembet perseritjes se ketij rezultati nje dekade me pas. Eumlshte gjithnje nje vend i veshtire per te marre fitoren. Kur luan ne Ukraine ka gjithnje kushte te ndryshme atmosferike dhe gjendjes se tapetit te fushes. Kjo ia shton veshtiresite kesaj sfide. Por heren e fundit qe luajtem ndaj kesaj skuadre ne ishim pothuaj te kualifikuar dhe sigurisht qe perqendrimi nuk ishte maksimal. 61-vjecari shtoi se kishte vendosur ta linte pushim Fabregasin vetem per te parandaluar nje perkeqesim te gjendjes se tij. Mesfushori do te jete gati diten e diel ndaj Njukasellit dhe neser sot vendosem te mos rrezikojme. Ne dyshim per te zbritur ne fushe jane dhe mesfushoret e tjere Song Arshavin dhe Denilson per te cilet do te vendoset ne momentet e fundit. Por trajneri rumun i Shakhtjorit Mircea Lucesku ka pohuar se sot te gjithe do te shohin nje Doneck te transformuar nga ndeshja e pare me topcinjte. Pasi analizuam teknikisht dhe taktikisht te gjithe lojen qe zhvilluam ne Londer skuadrat kishin pothuajse te njejtin nivel te qarkullimit te topit 51 me 49. Ne shpresojme qe ti tregojme tifozerise sone dhe te gjithe Evropes se neser sot do te shihni nje tjeter Shakhtjor. As qe e veme ne dyshim se Arsenali eshte superior ne te gjitha pikepamjet. Ne fund Lucesku nuk i ka kursyer disa fjale dhe per gjykimin. Ne ndeshjen e pare arbitri mori disa vendime qe favorizuan dukshem vendesit.