Bilanci: të arrestuarit e floririt qarkullonin 500 mijë euro në vit
Zbardhen të dhënat e deklaruara të firmës “Genci Bizhu sh.p.k”. Firma kishte vetëm 2 vite aktivitet, u themelua në prill të vitit 2006
Habjon Hasani
Tiranë - Aksioni i bujshëm i Policisë së Shtetit mund të rezultojë jo aq i suksesshëm sa u pretendua në fillim, pasi i vetmi element që mund të fajësojë dy të arrestuarit është blerja e floririt pa fatura në treg të zi dhe evazioni fiskal. Gazeta “Albania” ka siguruar dje një kopje të bilancit tregtar të kompanisë “Genci Bizhu”, e cila është në pronësi të të arrestuarit Genci Lamçe. Nga të dhënat paraprake rezulton se firma ka kryer një regjistrim ligjor vetëm në prill të vitit 2006, ndërsa si prioritet të saj ka shpallur tregtimin, importimin dhe eksportimin e metaleve me vlerë, kryesisht floririn. Bilanci i depozituar nga kompania i përket aktivitetit tregtar të saj që nga 1 janari deri më 31 dhjetor të vitit 2007. Nga deklarimi zyrtar që ka bërë firma si bilanc të sajin, rezulton se gjatë gjithë këtij viti ajo ka qarkulluar një sasi prej 65 milionë lekësh, ose e konvertuar, 500 mijë euro afërsisht. Nisur nga ky fakt del se që nga momenti i regjistrimit dy vëllezërit e arrestuar kanë ushtruar një aktivitet ligjor dhe gjetja e floririt në apartamentin e administruar prej tyre në dukje është një fakt normal. Ajo që do të përcaktojë implikimin e tyre duket se do të jenë faturat e munguara për sasi të ndryshme floriri. Gjithsesi, gjithçka do të përcaktohet në vijim nga ekspertët kontabël, për të përcaktuar në mënyrë konkrete masën e evazionit fiskal të krijuar nga kjo firmë dhe për të zbuluar diçka më tepër për tregun informal që furnizonte këtë firmë import-eksporti me sasi të konsiderueshme floriri.
Tregu
Nga bilanci i depozituar nga firma rezulton se ajo ka mundur të fitojë rreth 2 milionë lekë si përfitim nga tregu i valutës, por edhe rreth 5 milionë lekë të tjerë si rezultat i fitimit që kanë sjellë shitjet. Bilancin e siguruar “Albania” e ka konsultuar me specialistë të fushës për të kuptuar diçka më tepër në lidhje me deklarimet e bëra zyrtarisht nga firma dhe për të bërë krahasimet me sasinë prej 2 kuintalësh flori të gjendura në apartamentin pranë Gardës. Ekspertët kanë pohuar se për të arritur në konkluzione nevojiten të gjitha të dhënat dhe deklarimet, por dhe të gjitha faturat e shitblerjes, të cilat më pas duhet të krahasohen me gjendjen në magazinë. Megjithatë, sipas tyre, nëse firmës i janë gjetur rreth 1 milion euro flori dhe nëse një vit më parë kjo firmë ka deklaruar një xhiro prej 500 mijë eurosh, atëherë përshtypja e parë është se aktiviteti dhe deklarimet zyrtare mund ta justifikojnë nga pikëpamja e financiare këtë sasi të madhe. “Derisa është firmë import-eksporti, e cila ka deklaruar një vit më parë 500 mijë euro aktivitet, atëherë nuk ka vend për ndonjë alarm nëse një vit më pas kësaj firme i gjenden 1 milion euro mall. E vetmja gjë që ngelet për verifikim është mënyra e sigurimit të këtij malli, apo ato shufrat e famshme që mendohet se janë të Kërrabës. Por këtu mund të bëhet fjalë vetëm për evazion dhe blerje pa faturë, që për hir të së vërtetës në Shqipëri vlen edhe për frutat dhe perimet e jo më për floririn. Sidomos tregu i floririt në vend ka karakteristika të theksuara informale dhe cilado firmë import-eksporti që të furnizohet, duhet të funksionojë në këtë klimë informaliteti”, - i tha dje specialisti “Albania”-s.
Ligji
Parlamenti ka miratuar vitin që shkoi një ligj për rregullimin e blerjes dhe shitjes së arit. Sipas bazës së re ligjore, bankat e nivelit të dytë do të jenë institucionet që do të furnizonin tregtarët e floririt dhe dyqanet e pakicës, duke u përjashtuar nga TVSH-ja. Por vetë tregtarët, pa dashur të vetëdeklarohen, pohojnë se mënyra e furnizimit dhe e tregtimit vazhdon të jetë e njëjta. Bankat e nivelit të dytë, edhe pse me ligj duhet të furnizojnë tregun, nuk e kryejnë këtë funksion pasi vetë tregtarët nuk i kanë ndryshuar burimet e furnizimit, që lidhen në mënyrë të drejtpërdrejtë me normat e fitimit. Praktikat europiane të tregtisë së floririt janë shumë të rrepta. Tregu është i rregulluar në atë mënyrë sa spekulimi me peshën dhe me cilësinë i çon ata në burg. Ndërsa në Shqipëri siguria se nëse ke blerë atë që ke dëshiruar mbetet më së shumti në ndërgjegjen e tregtarëve. Madje ata që nuk besojnë, nuk hezitojnë të aplikojnë provat tradicionale për të provuar cilësinë, duke e kafshuar me dhëmbë copëzën e arit e të tjera mënyra që janë aplikuar kur nuk kanë ekzistuar laboratorët. ǒështë më e keqja në Shqipëri nuk ka as ndonjë statistikë apo të dhënë të besueshme lidhur me problemet e këtij tregu, ndërsa për 15 vite me radhë përflitet se ekziston një “biznes i rëndësishëm” i trafikimit të trafikut Shqipëri-Turqi.
SHIFRA
4
prilli i vitit 2006 është dita kur Genci Lamçe themeloi firmën import-eksport të floririt ”Genci Bizhu sh.p.k”
5
qind mijë euro është vlera e deklaruar si para e qarkulluar nga kjo firmë gjatë gjithë vitit të kaluar
1
milion euro është vlerësuar paraprakisht sasia e floririt të sekuestruar në apartamentin pranë Gardës
2
Vëllezërit, Genci dhe Astrit Lamçe, janë arrestuar pas zbulimit dhe sekuestrimit të sasisë prej 2 kuintalësh flori
10
mars 2008 është data kur firma “Genci Bizhu sh.p.k” mbylli bilancin e saj për aktivitetin e vitit 2007
26 Shtator 2008