E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bild: Kosova të zgjidh problemin e veriut

Ministri i Punëve të Jashtme të Suedisë Karl Billt gjatë takimeve me drejtues të lartë të shtetit të Kosovës është shprehur se qeveria e vendin mban përgjegjësi për të gjithë qytetarët brenda territorit. Në këtë kuadër ai ka theksuar se është punë e qeverisë të zgjidhë problemin e veriut ndërsa ka shtuar se ndryshimi i kufirit është kapitull i mbyllur.

Kjo nuk është e lehtë, por duhet të arrihet. Në të kundërtën ekziston rreziku që ai problem mund të zgjasë për një kohë. Nuk janë në pyetje ditët dhe javët, por është në pyetje çështja e viteve për të pasur  integrim të plotë, tha Billt.

Në veri të Kosovës ka njerëz që nuk e duan pavarësinë e Kosovës, por ka edhe serbë të cilët jetojnë në  jug të lumit Ibër, dhe nuk jam i sigurt që ata thonë se e duan pavarësinë e Kosovës, por ata e kanë pranuar pavarësinë dhe jetojnë në të. Ky ka qenë progres, sepse situata nuk ka qenë kështu para disa viteve, ka shtuar ministri Suedez.

Gjatë takimit që ai pati me kryeministrin e Kosovë Hashim Thaçi, ky i fundit është shprehur se dialogu teknik mes Kosovës dhe Republikës dhe Serbisë do të ndikojë substancialisht në integrimin e rajonit në Bashkimin Evropian.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›