Irani po ndërton armë bërthamore
Mbikëqyrësit bërthamor të OKB-së thonë se ka të dhëna që tregojnë se Irani ka kryer teste të rëndësishme për zhvillimin e një bombe bërthamore. Agjencia ndërkombëtare e Energjisë Bërthamore thotë se Irani ka kompjutera që përdoren për ndërtimin e këtyre armëve. Irani mohon një gjë të tillë dhe thotë se kjo është vetëm në kuadër të prodhimit të energjisë.
Mbi raportin ka reaguar ministri i Jashtëm i Iranit, Ali Akbar Salehi duke thënë se nuk ka asnjë të dhënë serioze për këtë gjë.
Kemi përsëritur shprehur vazhdimisht se nuk po krijojmë bombë nukleare. Ne kurrë nuk do të ndërtojmë armë nukleare, është shprehur ai.
Izraeli thuhet se po përgatitet për një sulm të mundshëm ndaj Iranit për të dëmtuar planet e tij për ndërtimin e këtyre armëve. Gjithashtu një plan i tillë ekziston edhe nga SHBA në bashkëpunim me Britaninë e Madhe.