E Shtunë, 31 Tetor 2026

Calciopoli, 5 vite e 4 muaj burg për Moxhin

Luciano Moggi

Ish-drejtori i përgjithshëm i Juventusit, Luçiano Moxhi është dënuar me 5 vite e 4 muaj burg për fiksimin e ndeshjeve të futbollit. Vendimi është dhënë nga një gjykatë në Napoli, e cila ka hetuar fiksimet e ndeshjeve në kampionatin italian të futbollit gjatë viteve 2005-2006. Nuk dua të bëj batutë, nuk dua të flas,  ishin fjalë e Moxhit pas vendimit.

Bashkë me të, për aferën e quajtur Calciopoli është dënuar edhe arbitri De Santis (me 1 vit e  11 muaj) dhe një ish-drejtuesi i Juventusit Antonia Giraudo (me 3 vite burg).

Gjithashtu është dënua me 1 vit e tre muaj presidenti i Lacion Lotito dhe Diego Della Velle i Fiorentinës.

Nga Calciopoli – skandali më i madh i korrupsionit në historinë e futbollit Italian u dënuan ekipet si Juvendus, Milan, Lacio dhe Fiorentina

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›