E Diel, 1 Nëntor 2026

Bildt Kriza ne veri zgjidhje me dialog


Ministri i Jashtëm suedez, Carl Bildt ka deklaruar të mërkurën nga Mitrovica se kriza në veri të Kosovës duhet të zgjidhet me dialog.

Por nga ana tjetër shefi i diplomacisë suedeze ka theksuar se Prishtina zyrtare duhet të përforcojë praninë e saj në këtë zonë.

“Dialogu i Prishtinës dhe Beogradit është shumë i rëndësishëm, sidomos për zgjidhjen e cështjeve praktike”, ka deklaruar Bildt.

Duke folur pas një takimi me përfaqësues të OJQ-ve, ministri i Jashtëm i vendit nordik ka nënvizuar se, rruga ku duhet të kalojnë vendet e rajonit është progresi.

Dialogu i Prishtinës dhe Beogradit është shumë i rëndësishëm, sidomos për zgjidhjen e cështjeve praktike

Carl Bildt
Ministër i Jashtëm i Suedisë Ai ka shtuar se në këtë pikë, është një pikëpyetje e madhe për përspektivën evropiane të Serbisë dhe Kosovës.

Bildt mbërriti në Prishtinë ditën e martë dhe në takimet me kryeministrin Hashim Thaci dhe homologun Enver Hoxhaj tha pikërisht se i takon qeverisë kosovare që të zgjidhë cështjen e veriut.

“Besimi në shtetin e Kosovës i qytetarëve serbë të veriut duhet të sigurohet nga Prishtina zyrtare e jo nga Bashkmi Europian, NATO, apo kushdo tjetër”, tha Bildt.

Ai ritheksoi se bashkësia ndërkombëtare nuk ishte e kënaqur me aksionin e 25 korrikut dhe e vuri theksin tek puna që duhet të bëjë qeveria, por pa propozuar dicka konkrete për tejkalimin e situatës në veri.

“Në veri të Kosovës ka njerëz që nuk e duan pavarësinë, por ka edhe nga ata që e kanë pranuar dhe jetojnë në të. Nevojitet ndërmarrja e një procesi afatgjatë për të tejkaluar problemin e veriut dhe kjo mund të bëhet vetëm nga autoritetet në Prishtinë. Nuk mund të bëhet nga Bashkimi Evropian, NATO apo dikush tjetër, por vetëm nga Prishtina”, theksoi Bildt.

Ai vlerësoi se kjo nuk është e lehtë të arrihet, por paralajmëroi se në të kundërt ekziston rreziku që ky problem mund të zgjasë për një kohë të gjatë.

“Nuk janë në pyetje ditët dhe javët, por është në pikëpyetje cështja e viteve për të pasur integrim të plotë”, u shpreh Bildt. Veriu i Kosovës
Ivanovic: Aksioni i KFOR-it, i gabuar
Qeveria serbe, dokument për veriun
Veri, autokolona e KFOR kalon në Jarinjë

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Berisha: Jo ndarjes së Kosovës
Kryeministri Sali Berisha ka kundërshtuar nga Shkupi idetë për ndarjen eventuale të Kosovës, duke  deklaruar se ato vijnë nga ajo që ai e quajti “kuzhina e Milloshevicit”. SHBA: Kosovë-Serbi të fokusohen te dialogu
Shtetet e Bashkuara kanë deklaruar se Prishtina dhe Beogradi duhet të fokusohen në zgjidhjen e problemeve në veri dhe në vazhdimin e dialogut, dhe jo në ngritjen e tensioneve. Jarinjë, KFOR merr nën kontroll një barrikadë
Trupat e KFOR-it, në orët e hershme të mëngjesit të së mërkurës kanë vënë kontrollin mbi një barrikadë në pikëkalimin kufitar në Jarinjë. Ushtarët e KFOR-it kanë shtrirë telin me gjemba para barrikadës dhe në këtë mënyrë kanë bllokuar rrugën Leposavic – Rashkë. “Qeveria t’i japë zgjidhje veriut”
“Besimi në shtetin e Kosovës i qytetarëve serbë të veriut duhet të sigurohet nga Prishtina zyrtare e jo nga Bashkmi Europian, NATO, apo kushdo tjetër”. Kosovë, debat për raport-progresin
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaci ka deklaruar se raporti i progresit nuk duhet të shërbejë për debat elektoral, pasi ai është një raport për Kosovën dhe jo për qeverinë e saj.


Lajmet kryesore

BE, kriza ngadalëson zgjerimin
Sannino: Kemi nxjerrë mësime nga pranimet e fundit
Malaj: Pakt politik për borxhin
Guvernatori i BSH-së, Topi dekreton Fullanin
PS, propozimet për ligjet me 3/5
Ja gafat e Berlusconi-t

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›