Ivanovic Aksioni i KFOR-it i gabuar

Sekretari shtetëror në Ministrinë serbe për Kosovën, Oliver Ivanovic, si zakonisht ka kritikuar ndërhyrjen e KFOR mëngjesin e së mërkurës në veri.
Sipas agjencisë së lajmeve “Beta”, Ivanovic ka deklaruar se ndërhyrja ishte një veprim i gabuar pasi zgjidhja duhet të arrihet me negociata politike në Bruksel.
“Duhet lejuar që bisedimet në Bruksel të sjellin zgjidhjen, ndërsa paraprakisht gjendja të kthehet si ajo para 25 korrikut. Pasi që nga kjo datë cdo gjë lëvizi në drejtim të gabuar”, ka pohuar Ivanovic.
Zyrtari serb ka vlerësuar më tej se KFOR-i duhet të kthehet në kazerma, Duhet lejuar që bisedimet në Bruksel të sjellin zgjidhjen, ndërsa paraprakisht gjendja të kthehet si ajo para 25 korrikut
Oliver Ivanovic
Sekretar i Ministrisë serbe për Kosovën policia në rrugë, EULEX në pikat e kalimit dhe qytetarët në shtëpitë e tyre.
“Kjo është mënyra e vetme për zgjidhjen e kësaj krize, pastaj përmes negociatave duhet gjetur një zgjidhje afatgjatë”, ka shtuar Ivanovic.
Ivanovic: KFOR ngre tensione të kota
Disa ditë më parë Ivanovic kritikoi edhe operacionin e KFOR-it më 4 korrik, duke e akuzuar misionin e NATO-s se ngre tensione të kota.
Ivanovic deklaroi se KFOR-i nuk duhet të ndërmarrë operacione për heqjen e barrikadave në veri të Mitrovicës.
“Aksioni i sotëm ushtarak në afërsi të Bërnjakut është i rrezikshëm. Misioni ushtarak ndërkombëtar po shton më kot tensionet”, tha Ivanovic.
Zyrtari serb paralajmëroi se një gjë e tillë mund të cojë në rritjen e numrit të barrikadave në tërë zonën veriore të Kosovës.
Ivanovic: Po frikësohet populli serb
Ndërsa muajin e kaluar, ai akuzoi të dyja misionet ndërkombëtare në Kosovë, edhe EULEX-in, se po përpiqen të frikësojnë popullin serb në veri.
Gjithashtu, Ivanovic shigjetoi edhe qeverinë kosovare se ka nën kontrollin e saj grupe ushtarake informale, me uniformë, të armatosura, që numërojnë deri në 5 mijë anëtarë.
“KFOR-i dhe EULEX-i kanë për detyrë që t’i ofrojnë siguri të gjithë atyre që jetojnë në Kosovë. Një reagim ndryshe do të ishte një dështim i madh i politikës evropiane të sigurisë”, deklaroi Ivanovic. Veriu i Kosovës
Bildt: Kriza në veri, zgjidhje me dialog
Qeveria serbe, dokument për veriun
Veri, autokolona e KFOR kalon në Jarinjë
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Berisha: Jo ndarjes së Kosovës
Kryeministri Sali Berisha ka kundërshtuar nga Shkupi idetë për ndarjen eventuale të Kosovës, duke deklaruar se ato vijnë nga ajo që ai e quajti “kuzhina e Milloshevicit”. SHBA: Kosovë-Serbi të fokusohen te dialogu
Shtetet e Bashkuara kanë deklaruar se Prishtina dhe Beogradi duhet të fokusohen në zgjidhjen e problemeve në veri dhe në vazhdimin e dialogut, dhe jo në ngritjen e tensioneve. Jarinjë, KFOR merr nën kontroll një barrikadë
Trupat e KFOR-it, në orët e hershme të mëngjesit të së mërkurës kanë vënë kontrollin mbi një barrikadë në pikëkalimin kufitar në Jarinjë. Ushtarët e KFOR-it kanë shtrirë telin me gjemba para barrikadës dhe në këtë mënyrë kanë bllokuar rrugën Leposavic – Rashkë. “Qeveria t’i japë zgjidhje veriut”
“Besimi në shtetin e Kosovës i qytetarëve serbë të veriut duhet të sigurohet nga Prishtina zyrtare e jo nga Bashkmi Europian, NATO, apo kushdo tjetër”. Kosovë, debat për raport-progresin
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaci ka deklaruar se raporti i progresit nuk duhet të shërbejë për debat elektoral, pasi ai është një raport për Kosovën dhe jo për qeverinë e saj.
Lajmet kryesore
BE, kriza ngadalëson zgjerimin
Sannino: Kemi nxjerrë mësime nga pranimet e fundit
Malaj: Pakt politik për borxhin
Guvernatori i BSH-së, Topi dekreton Fullanin
PS, propozimet për ligjet me 3/5
Ja gafat e Berlusconi-t