Përleshje në Kinë, 12 persona të vrarë

Të paktën 12 persona mbetën të vdekur në një provincë kineze, gjatë një përleshje massive. Duke u bazuar në raportimin e televizioni shtetëror, dhjetë persona u vranë në përleshjet midis tyre, ndërsa dy të tjerë u qëlluan për vdekje nga policia. Përpara kësaj ngjarje, tensionet kanë qenë të larta në zonë për shkak të mosmarrëveshje ndëretnike midis muslimanëve ujgurë, të cilët përbëjnë pjesën më të madhe të popullsisë në zonë dhe emigrantëve kinezë, të ardhur nga rajone të tjera të vendit.