E Shtunë, 31 Tetor 2026

Francë, Gjykata Kushtetuese kundër ligjit armen

Gjykata Kushtetuese e Francës ka vendosur që ligji lidhur me vrasjet masive të armenëve para një shekulli, nuk është në harmoni me Kushtetutën e Francës.

Ky ligj, që u miratua në muajin dhjetor të vitit të kaluar, e cilëson si krim refuzimin se vrasjet e afro 1.5 milion armenëve nga Perandoria Osmane, në vitin 1915, paraqesin genocid.

Ndërkohë një vendim I tillë është mirëpritur nga Turqia.

Ministri i jashtëm i Turqisë, Ahmet Davutoglu, tha se qeveria në Ankara do të takohet së shpejti për të shqyrtuar vazhdimin e kontakteve ekonomike, politike dhe ushtarake me Francën, që ishin ndërprerë nga Turqia, pasi Parlamenti i Francës e kishte miratuar legjislacionin e përmendur.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›