E Diel, 1 Nëntor 2026

Shtetesia behet shqiptar kush investon 100 mije euro ne vend

Te tjera rreth shkrimit AK Rrezik perfitimi nga kriminelet Cfare parashikonte ligji i 1998 TIRANE ndash Qeveria ndryshon ligjin per shtetesine. Sipas ndryshimeve te publikuara sot nga kryeministri Berisha cdo huaj qe investon ne vendin tone te pakten 100 mije euro do te marre automatikisht shtetesine shqiptare. Madje ne ligj do te perfshihet edhe dekreti i presidentit i firmosur ne vitin 1994.
Shqiperia ti jape shtetesi shqiptare te gjithe te huajve qe kane apo qe investojne mbi 100 mije euro ne territorin e saj. Shkalle sigurie per ata qe kane projekte apo qe duan te blejne vila per te kaluar kohe pushimesh ne Shqiperi. Ligji te perfshije dekretin per shtetesine i miratuar nga presidenti ne vitet 94. Ta inkorporoje dhe perpunoje ate tha Berisha.
Sipas kryeministrit rishqyrtimi i ligjit vjen si detyrim pas marreveshjes per liberalizimin e vizave.
E marrin shtetesine te gjithe shqiptaret me origjine shqiptare. Ne kete menyre ridimensionojme rritjen e investimeve. Deshira per te investuar dhe te patur shtetesi shqiptare eshte reale. Shume biznesmene me kane kerkuar mua kete tha kreu i qeverise.

Ligji per shtetesine eshte miratuar ne vitin 1998 dhe sipas tij nje i huaj e fitonte shtetesine shqiptare nese donte vetem 3 vjet pasi ishte martuar me nje bashkeshort shqiptar.

aq/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›