E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bileta e transportit urban, PS kundër rritjes së çmimit

Socialistët u shprehën kundër rritjes së cmimit të biletës së urbanëve. Aldrin Dalipi, këshilltari i majtë në bashkinë e Tiranës thotë se në kushtet e një krize që ndodhet vendi, rritja e cmimit të biletës do të ishte e papërballueshme për qytetarët.
Edhe nënkryetarja e FRESSH, Joleza Koka, tha se kyetari i Bashkisë nuk po mban premtimin e dhënë, duke vendosur tarifa të reja për biletën e urbanit në dëm të qytetarëve.
 

I kontaktuar në telefon kreu i Shoqatës së Transportit Urban qytetas, Ferdinand Ibrahimi, thotë se në shkurt të këtij viti i është dorëzuar kërkesa bashkisë së Tiranës dhe Ministrisë së Ekonomisë, ku kjo shoqëri kërkon rritjen e cmimit të biletës së urbaneve nga 30 lekë në 50 lekë me arsye se është rritur cmimi i karburantëve, kërkesë kjo që sipas Ibrahimit prej muajsh është funksionale edhe pse nuk ka marrë përgjigje.
 

E pyetur për këtë cështje, nëpërmjet telefonit drejtoresha e Transportit ,Nereida Hoxha, tha se Bashkia e Tiranës nuk ka nderrmarre asnje hap apo të bëjë një propozim për rritjen e cimit te biletave. Ndyshimi i cmimit, sipas saj, është nën kompetencën e Ministrisë së Transporteve.
 

Që nga muaji shkurt e deri në korrik Shoqëria e Transportit qytetas i kërkon Bashkisë së kryeqytetit marrjen e masave, sepse ky biznes po shkon drejt falimentimit dhe ndikimi i parë do të ishte rritja e cmimit të biletës. Pavarësisht kësaj, që nga muaji shkurt e deri në korrik, çmimi i biletës nuk ka ndryshuar.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›