E Diel, 1 Nëntor 2026

Kule: S`ka asnjë raport nga KLSH-ja për rektoratin

Rektori i Universiteti të Tiranës Dhori Kule ka hedhur poshtë pretendimet se ndaj tij ka një raport për abuzime financiare nga ana e Kontrollit të Lartë të Shtetit. Sipas rektorit nga KLSH nuk është publikuar asnjë e dhënë zyrtare për rektoratin.
 

Kule ka sqaruar edhe çështjen e godinës së konviktit të gjuhëve të huaja që sipas tij ka një vendim që ia kalon në përdorim universitetit të Tiranës si nevojë për infrastrukturë të këtij institucioni publik .
 

Gjithashtu rektori sqaroi edhe çështjen e lëvizjes së pedagogëve të anglishtes. Ai nuk e quajti një shkurtim të vendeve të punës por si transferime në fakultete të ndrysheme në varësi të nevojave të universitetit.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›