Biletat e kombëtares, 8 shitës në pranga
Tetë persona ranë në prangat e sektorit të Krimit Ekonomik mbrëmjen e sotme.
Pas një hetimi të kryer nga komisariati numër 1 i kryeqytetit, 8 personat në fjalë kanë ndryshuar çmimin e biletave të ndeshjes Shqipëri-Francë duke abuzuar hapur dhe duke mashtruar qytetarët.
Personat e ndaluar i shinin biletat e ndeshjes nga 30 mijë lekë të vjetra që është çmimi real, deri në 100 mijë lekë.
Emrat e të ndaluarve nuk bëhen të ditur.