E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, krimi në familje, burri vret gruan

Krimi brenda familjes ka shkaktuar vdekjen e 18-vjeçares Bedrije Haxhia banuese në qytetin e Shkodrës. Bashkëshorti i saj, Eder Haxhija, 23-vjeç, pas një grindje për  motive xhelozie ka qëlluar me pistoletë mbi gruan e tij, brenda në banesë, duke e lënë të vdekur, ndërsa është larguar me motorçikletë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:15 në ambientet e konviktit të shkollës së mesme industriale në Shkodër ku prej shumë vitesh janë të strehuara disa familje.

Autori mësohet se ka qenë problematik dhe i dënuar për armëmbajtje pa leje më parë.

Mësohet se çifti kishte grindje të shpeshta për  motive xhelozie, ndërsa jetonin në një gjendje ekonomike të vështirë. Ndërkohë, policia po punon për kapjen e autorit. /An.Du/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›