Jagland: Duhen evituar problemet me zgjedhjet

Sekretari i përgjithshëm i KiE Thorbjon Jagland, i ka shkruar një letër presidentit të Komisionit të Venecias Giani Buquicchio-s, lidhur me qëndrimin e tij për ligjin elektoral në Shqipëri.
"Ju jeni padyshim i shqetësuar për situatën në Shqipëri, pas zgjedhjeve elektorale, dhe sidiomos lidhur me kundërshtitë që ka pasur për Bashkinë e Tiranës. Unë e kam ndjekur situatën nga afër duke i drejtuar palëve politike në Shqipëri dhe duke konsideruar se ke duhet të bëjë të pamundurën që të shmangë përsëritjen e disa situatave në të ardhmen. Kështu, që do ti isha shumë mirënjohës Komisionit të Venecias që të jepte një opinion, se c`farë përmirësimesh duhen bërë në ligjin elektoral dhe zbatuar në Shqipëri, bazuar në eksperiencat e mëparshme." thuhet në mesazhin e tij.